Maqedoni
KE sot sjellë vendim për heqjen e vizave për Kosovën dhe Turqinë
04.05.2016 12:27
Komisioni Evropian pritet sot të deklarohet në përkrahje të heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës...

Vendimi do të kumtohet rreth mesditës dhe do të ndodhë pas një diskutimi të kolegjiumit të komisionerëve lidhur me atë se a janë plotësuar standardet për liberalizimin e vizave.
“Mund të konfirmoj se Kolegjiumi i komisionerëve do të diskutojë gjendjen e fundit të Kosovës sa i përket plotësimit të standardeve për liberalizimin e vizave, për të parë nëse duhet apo nuk duhet bërë propozimin legjislativ për liberalizimin e vizave për Kosovën.”- ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andrevas. Sipas saj, vendimi është i pashmangshëm nëse të gjitha standardet janë plotësuar.
Po sot, Komisioni Evropian duhet të vendosë për liberalizimin e vizave edhe për qytetarët e Turqisë. Sipas burimeve në të cilat referohen mediat perëndimore, ajo çështje do të kushtëzohet me masa që do të duhet t'i ndërmarrë Turqia që të fitojë heqje të vizave për qytetarët turq gjatë udhëtimeve të shkurtra në zonën e Shengenit.
Ankaraja e përforcoi presionin javëve të fundit me kërcënime se nuk do t’a zbatojë pjesën e saj të marrëveshjes BE-Turqi për migrimin nga 18 marsi nëse premtimi evropian për heqje të sanksioneve nuk plotësohet.
