Maqedoni

Johanes Hahn për 5 qershorin: Zgjedhje po, por me listë të pastruar

04.05.2016 12:39

Në Maqedoni duhet që të ketë zgjedhje të cilat do të jenë të pranuara nga Bashkësia Ndërkombëtare...

Në Maqedoni duhet që të ketë zgjedhje të cilat do të jenë të pranuara nga Bashkësia Ndërkombëtare, kështu është shprehur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn.
 
Sipas Hahn, është shumë me rëndësi që Marrëveshja e Përzhinës të jetësohet, sepse ajo ende është gjallë dhe nuk ka vdekur.
 
Sipas komisarit Han, do të thotë që patjetër të ketë Listë Zgjedhore të pastër, patjetër zgjedhjet të jenë pa frikësimin e kandidatëve, partive, personave.
 
Në pyetjen se Marrëveshja e Përzhinës a ka të ardhme pavarësisht protestave në Maqedoni, Han ka deklaruar: “Ka! Kemi pasur përvojë kur të gjitha afatet janë plotësuar sipas marrëveshjes, ose pak më vonë. Për atë raundi final është të ketë zgjedhje.”- ka thënë eurokomisari Hahn.