Kerry me ultimatum: Asadi të shkojë nga pushteti deri më 1 gusht
Sekretari shtetëror amerikan, Xhon Keri, e paralajmëroi Qeverinë siriane dhe aleatët e saj në Moskë dhe Teheran...

Sekretari shtetëror amerikan, Xhon Keri, e paralajmëroi Qeverinë siriane dhe aleatët e saj në Moskë dhe Teheran se kanë afat deri më 1 gusht të fillojnë me tranzicionin politik, të rrëzohet nga pushteti presidenti, Bashar al Asad.
Në të kundërtën, sipas tij, do të përballen me pasoja për shkak të qasjes së re amerikane në përfundimin e luftës qytetare në Siri.
"Afati për tranzicion është 1 gushti."- deklaroi Keri në konferencën për shtyp.
“Tani është maj dhe ose diçka do të ndodhë në muajt e fundit ose do të kërkohet qasje tërësisht më e ndryshme.”- ka theksuar Keri.
Ai e dënoi sulmin ndaj spitalit në Alepo, në të cilin mbrëmë humbën jetën 20 njerëz dhe tha se projektili me siguri është gjuajtur nga territori nën kontroll të kryengritësve.
Keri paralajmëroi se një nga pasojat kryesore mund të jetë shkatërrimi i tërësishëm i armëpushimit dhe kthimi në gjendjen e luftës.
"Nuk mendoj se Rusia atë e dëshiron. Nuk mendoj edhe se Asadi do të kishte interes nga ajo. A mund të flasim për pasoja tjera? Ajo mbetet për të ardhmen."- citoi Keri.
Sipas tij, ShBA-ja dhe Rusia punojnë në detaje për armëpushim të përhershëm për Alepon. Keri potencon se ua ka transmetuar kolegëve të tij në Moskë dhe Teheran se në Siri nuk do të ketë paqe derisa nuk janë të gatshëm për qeveri të re siriane.
