Në 29 komuna kadastrale, regjistrim falas i pronësisë
Në 29 komuna të reja kadastrale në mjediset rurale, Kadastra do të kryejë regjistrim falas të të drejtave personale të patundshmërive...

Regjistrimi falas bëhet me qëllim të zvogëlimit të mëtutjeshëm të përqindjes së parcelave të Kadastrës me të drejta pronësore të pakonfirmuara, sqaron drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, Sllavçe Trpeski.
Ai apelon te të gjithë qytetarët dhe personat juridik, të cilët posedojnë pronë në komunat kadastrale, të parashtrojnë fletëparaqitje deri te reparti kompetent dhe të dorëzojnë dokumentacion adekuat, si: aktvendime, marrëveshje, aktet e organeve shtetërore, zgjidhje të trashëgueshme dhe listat e pronësisë për regjistrimin e pronësisë.
“Me programin saktë theksohet periudha në të cilën duhet të shtrohen kërkesat, të cilat gjithsesi në kërkesë të tyre duhet t'i vazhdojmë. Pastaj, pas dorëzimit të kërkesës Kadastra del në vendin e ngjarjes së bashku me qytetarin e kryen identifikimin se ku saktë gjendet patundshmëria, pas së cilës vijon edhe regjistrimi dhe dhënia e fletëpronësisë.”- deklaroi drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, Sllavçe Trpeski.
Trpeski potencon se derisa qytetarët nuk paraqiten, Kadastra do të bëjë përpjekje të kryejë identifikim dhe do t'i regjistrojë të drejtat e pronësisë, por nuk mund të garantohet se ku saktë do të regjistrohen.
Në Maqedoni ka gjithsej 4 milionë e 47 mijë parcela kadastrale, ndërsa 9,9 për qind janë me të drejta të pakonfirmuara të pronësisë. Në dy vitet e kaluara është kryer regjistrimi i parcelave në 104 komuna kadastrale nga gjithsej 205 komuna kadastrale, ku përqindja e të drejtave të pakonfirmuara të pronësisë është më e madhe për 20%.
Deri më tani janë përfshirë 133 komuna kadastrale, ndërsa me programin e ardhshëm duhet të përfshihen 72 komuna të tjera. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
