Basketboll

Fitore me vuajtje për Golden State, Miami shtang Toronton

04.05.2016 15:30

Nuk ka surpriza, Golden State bën kampionen në fuqi të NBA, duke e çuar në 2-0 avantazhin ndaj Portland në gjysmëfinalen e Konferencës së Perëndimit...

Nuk ka surpriza, Golden State bën kampionen në fuqi të NBA, duke e çuar në 2-0 avantazhin ndaj Portland në gjysmëfinalen e Konferencës së Perëndimit edhe pse rikuperuan plot 17 pikë për të shkuar në ndeshjen e tretë me avantazhin e dy fitoreve diferencë.
 
110-99 u mbyll sfida e dytë mes skuadrës nga Kalifornia që vazhdon të fitojë, pavarësisht mungesës së yllit të saj, Steph Curry i cili e ndoqi sërish ndeshjen nga pankina pasi po lufton me kohën për t’u rikthyer i gatshëm në pjesën finale të sezonit.
 
Çelësi i suksesit për Golden State edhe në këtë ndeshje rezultoi pankina pasi Iguodala u shfaq monumental, ndërsa Clark bllokoi çdo hapësirë për ekipin nga Oregoni që në 5 minutat e fundit shënuan vetëm një kosh duke u dorëzuar në një ndeshje ku edhe mund të kishin fituar. 
 
Në sfidën tjetër, Toronto dështon vetëm në fund duke u dorëzuar përballë Miami Heat në gjysmëfinalen e parë të Lindjes. 102-96 dominoi skuadra nga Florida që eklipsoi formën e mirë të De Rozan dhe Valanciunas. Një sukses që karikon Miamin e udhëhequr nga Dragic në sulm me 27 pikë.