Maqedoni
“Transparency International”: Ivanov të dorëhiqet, zgjedhjet të shtyhen
04.05.2016 17:15
Organizata ndërkombëtare “Transparenci Internacional” mbështet protestat e sektorit civil në të cilat kërkohet dorëheqja e presidentit, Gjorge Ivanov, dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve të 5 qershorit...

Në njoftimin e kësaj organizate të publikuar në Berlin dhe rrjetin e kësaj organizate në mbarë botën, përfshi edhe transparencën në Maqedoni, thuhet se pa pastrimin e listës zgjedhore nuk ka kushte për zgjedhje të lira dhe të pakorruptuara në vend.
“Faljen që e bëri presidenti është diçka e paparë. Kjo nuk ka ndodhur askund në botë, ndërsa ne në këtë shohim se kjo është bërë vetëm me një qëllim, e ai është të pamundësohet që për ata që ekzistojnë dyshime për korrupsion të nxirren para drejtësisë, dhe të ketë procedurë adekuate gjyqësore dhe të vërtetohet nëse ata janë fajtorë ose jo. Është e qartë se kjo bëhet që të mbrohen nga drejtësia ata që kanë qenë bartës të funksioneve të larta politike.”- deklaroi kryetarja e “Transparency International”-Maqedoni, Slagjana Taseva.
Po ashtu në deklaratën me shkrim të “Transparenci Internacional” thuhet se Maqedonia po ballafaqohet me krizë korrupsioni të nivelit të lartë dhe kërkohet përgjegjësi për të gjithë zyrtarët e përfshirë në korrupsion.
GAZMEND REXHEPI
