"DokuFest" zgjat afatin për aplikim
"1 prill 2014 është data e fundit për aplikim për filmat konkurrues jashtë Kosove, ndërsa 15 prill 2014 është data e fundit për filmat që vijnë nga Kosova", njoftojnë drejtuesit e "DokuFest.............
Drejtuesit e Festivalit të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, "DokuFest", njoftojnë se kanë shtyrë datën e fundit për aplikim të filmave të cilët do të konkurrojnë për t’u shfaqur në edicionin e 13-të të festivalit deri më 1 prill.
"1 prill 2014 është data e fundit për aplikim për filmat konkurrues jashtë Kosove, ndërsa 15 prill 2014 është data e fundit për filmat që vijnë nga Kosova", njoftojnë drejtuesit e "DokuFest .
"DokuFest" fton të gjithë regjisorët, skenaristët, produksionet dhe shkollat e filmit t’i dërgojnë filmat e tyre për të konkurruar në edicionin e ardhshëm të festivalit", thuhet në njoftimin për media.
Në të theksohet se realizimi i filmave duhet të jetë i kryer pas 1 janarit 2013, filmat e shkurtër s’duhet të jenë më të gjatë se 30 minuta dhe filmat nuk duhet të jenë shfaqur në ndonjërin prej televizioneve nacionale.
"DokuFest"-i sivjet shënon edicionin e tij të 13-të, i cili do të mbahet nga data 16 gusht deri më 24 gusht në Prizren.