Donald Lu kërkon reforma në drejtësi
04.05.2016 19:01
“Nëse dështoni në miratimin e reformës për drejtësi, ju do të jeni të parët që do të turpëroheni para zgjedhësve, madje edhe para Amerikës dhe Evropës”....

Kështu iu është drejtuar ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, anëtarëve të Komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi. Ambasadori Lu dha si afat muajin maj për miratimin e kësaj reforme.
Më tej ambasadori i ka kërkuar opozitës të heqë dorë nga bllokimi i kësaj reforme. Në këtë mbledhje, ku mori pjesë edhe ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin, u rikthyen edhe përfaqësuesit e opozitës, pas bojkotit 10 ditor të Kuvendit.
Reforma në drejtësi synon spastrimin e drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. (Luljeta Ndoka, TVM2)
