Botë

Erdogan e paralajmëroi SHI-në se do të pësojë humbje të mëdha nëse vazhdon ta granatojë Turqinë

04.05.2016 19:45

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot e paralajmëroi grupin Shteti Islamik (SHI) se do të pësojë humbje të mëdha...

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot e paralajmëroi grupin Shteti Islamik (SHI) se do të pësojë humbje të mëdha nëse vazhdon me sulmet ndaj Turqisë, transmetuan mediat amerikane.
 
Erdogani tha se asnjë sulm ndaj territorit turk dhe qytetarëve të Turqisë nuk do të mbetet i padënuar.
 
Armata turke granaton caqe të SHI-së në Sirinë Veriore si përgjigje e sulmeve raketore disamujore, kryesisht ndaj qytetit kufitar turk Kilis.
 
Erdogan theksoi se SHI-ja ka pësuar humbje të mëdha për shkak të operacioneve ndaj Kilisit dhe do të vazhdojë të pësojë edhe më shumë humbje nëse nuk ndalen këto aktivitete.
 
Gjatë muajve të fundit në Kilis kanë rënë rreth 50 raketa, të gjuajtura nga luftëtarët e SHI-së në Siri, ndërsa në shpërthimet e kanë humbur jetën rreth njëzetë persona./mia