Botë
Rusia ka tërhequr rreth 30 aeroplanë nga Siria
04.05.2016 20:37
Ushtria ruse kumtoi se ka tërhequr rreth 30 aeroplanë nga bazat e saj në Siri, duke i përfshirë të gjitha aeroplanët Su-25 për sulme tokësore, lajmëron Tanjug...

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes Igor Konashenkov nuk dha informacione të detajuara për atë sa aeroplanë kanë mbetur, por sqaroi se ky numër arrin aq sa është e nevojshme për luftën kundër Shtetit Islamik dhe Frontit Al Nusra, degë e Al Kaedës në Siri.
Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin në mars urdhëroi tërheqjen e një numri të madh të forcave ruse në Siri, por nuk saktësoi sa aeroplanë të tërhiqen dhe sa do të qëndrojnë.
Rusia sistemoi më shumë se 50 aeroplanë dhe helikopterë në bazën e saj ajrore në bregun e Sirisë.
Fushata ajrore e cila filloi më 30 shtator, i mundësoi ushtrisë së presidentit sirian Bashar al Asad të kthejë nën kontroll disa zona kyçe./mia
