Maqedoni
Protesta në Shkup, “Revolucioni i larmë” mbështet nga Ervan Fuere
04.05.2016 20:52
Lëvizja Civile “Protestoj” vazhdoi revulucionin e larmë në Shkup...

Protestuesit edhe kësaj radhe i dhanë fillimisht mbështetje Prokurorisë Speciale Publike për lëndet e filluara dhe më pas u drejtuan para Kuvendit, Agjencisë për Shërbime Audio dhe audio-vizuele dhe Qeverisë për tu shprehur revoltin e tyre kundër vendimit të presidentit Ivanov për faljen kolektive të politikanëve.
Ata kësaj rradhe hodhën ngjyra drejtë godinës së KSHZ-së, ndërsa mbështetje e këtyre protestave u dha edhe ish ambasadori i BE-së në Shkup Ervan Fuere.
“Po i përkrah protestat civile që kanë për qëllim përmirësimin e normave demokratike dhe që janë kundër shkeljes së drejtëve të njeriut, të cilat po ndodhën në këtë vend. Mendoj se presidenti Gjorgje Ivanov duhet të tërheq vendimin e tij për abolimin e politikanëve, ndërsa Prokuroria Speciale duhet ta kryejë punën e saj për të cilën është formuar, pikerisht hetimi dhe procesuimi i lëndëve që kanë të bëjnë për vepra penale për kriminalitet, korupcion dhe mashtrim zgjedhorë. Mendojë se në këtë situat dhe rrethana është e pamundur të mbahen zgjedhje sepse duhet të realizohen shumë reforma të tjera, të cilët në mesin e tyre është dhe vetrregullimi i mediave”, shprehet ish ambasador i BE-së në Shkup Ervan Fuere.
Lëvizja “Protestoj” mes tjerash kërkon edhe kyçjen e sektorit civil në bisedimet për zgjidhjen e krizës politike, formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë reformat urgjente nga raporti i PRIBE-së.
Protestat në rrugë do të vazhdhojnë për çdo ditë derisa nuk plotësohen këto kërkesa thonë drejtuesit e revulucionit të larmë.
REXHEP QAMILI
