Maqedoni
Rritet punësimi i shqiptarëve në burgjet e vendit
17.03.2014 17:27
Përfaqësimi i shqiptarëve në burgjet e Maqedonisë shënon rritje, ka informuar ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti...

Përfaqësimi i shqiptarëve në burgjet e Maqedonisë shënon rritje, ka informuar ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti. Në konkursin e fundit të shpallur nga ministria e Drejtësisë, janë pranuar gardian shqiptarë në burgun e Idrizovës, Shkupit dhe Kumanovës, në mesin e të cilëve edhe zëvendësdrejtori i burgut. Sipas Bexhetit, mbetet prioritet punësimi i shqiptarëve edhe në burgun e Manastirit.
“Përcaktimi ynë për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, vetëm se është realizuara, janë të pranuar disa gardianë shqiptarë në burgun e Idrizovës, Shkupit dhe Kumanovës. Gjegjësisht 6 persona janë pranuar në burgun e Idrizovës, 4 në burgun e Shkupit dhe 3 në burgun e Kumanovës. Në Kumanovë, ashtu siç patëm paralajmëruar, është emëruar edhe zëvendësdrejtori i burgut. Në procedurën e sipër është edhe shpërndarja e të pranuarve nga sekretariati nëpër këto burgje, që në kontinuitet do të vazhdojë të rritë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat edhe nëpër burgjet e Maqedonisë, por gjithashtu në fazën e dytë në prioritet mbetet edhe burgu i Manastirit”, deklaroi ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti.
Këto komente ministri Bexheti i bëri gjatë paralajmërimit të aktiviteteve të ndryshme në vetëqeverisjet lokale, të cilat kanë për qëllim parandalimin e delikuencës te të miturit. Hulumtimi i fundit tregon, që brenda tre muajve numri i veprave delikuente tek të miturit ka shënuar rritje për 23%. (Florije Kamberi, TVM2)
