Maqedoni

Mot me vranësira të matura dhe erë veriore

05.05.2016 09:12

Moti në Maqedoni sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë të fortë veriore. Lokalisht do të ketë edhe kushte për shi të dobët...

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri në 11, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri në 21 gradë Celsius.
 
Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me erë të fortë veriore.
 
Temperatura e mëngjesit do të ulet deri rreth tetë gradë, ndërsa gjatë ditës do të arrijë deri në 18 gradë Celsius.
 
Në ditët në vijim do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme, kohëpaskohe me periudha të diellit, ndërsa në orët e pasdites me shi lokal dhe kushte për paraqitje të rrallë të bubullimave.Moti më i paqëndrueshëm do të jetë të shtunën kur në disa vende priten shira të rrëmbyeshëm me bubullima.