Maqedoni

Promovimi i projektit të BE-së për liri të mediave

05.05.2016 09:33

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup sot do ta promovojë projektin trevjeçar "Rrjeti i gazetarëve për liri të mediave", i përkrahur financiarisht me 200.000 euro...

Projektin, deri në janar të vitit 2019, do ta implementojë Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, ndërsa qëllimi është nxitja dhe zhvillimi i mjedisit të volitshëm për të drejtat e gazetarëve dhe përmirësimi i raportimit sipas standarteve profesionale dhe etike.
 
Në promovimin fjalim do të mbajnë euroambasadori Aivo Orav dhe kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani./Mia