Maqedoni
Konferencë për parandalim të korrupsionit në komuna
05.05.2016 09:54
Zyra e BE-së në Shkup sot organizon konferencë me temën: Ndalimi i korrupsionit dhe konflikti i interesave në komuna", si pjesë e projektit "Përkrahje për parandalim efikas dhe luftë kundër korrupsionit"...

Projekti, i përkrahur nga BE-ja me 1,4 milionë euro, do të zbatohet nga korriku deri në tetor të këtij viti, ndërsa qëllimi është përmirësimi i korrnizës institucionale dhe juridike për luftë kundër korrupsionit, si dhe përforcimi i sistemit për menaxhim në përplasjen e interesave. Në fokus të aktiviteteve projektuese do të jenë edhe financimi i partive politike dhe fushatat zgjedhore, rastet e ndjekjes dhe gjykimit të korrupsionit, si dhe menaxhimi i pronës së konfiskuar.
Në konferencë do të mbajnë fjalim Lukas Holub nga Delegacioni i BE-së në Shkup, kryetari i Komisionit shtetëror për ndalim të korrupsionit Igor Tanturovski, ambasadori i Sllovenisë në Maqedoni Branko Rakovec dhe zëvendësambasadori i Gjermanisë, Helge Sander./Mia
