Botë

Turqi, përplasje mes presidentit dhe kryeministrit

05.05.2016 10:29

Partia në pushtet AK në Turqi do të mbajë një kongres të jashtëzakonshëm në kohën kur janë shtuar spekulimet mbi të ardhmen e kryeministrit, Ahmet Davutoglu, pas përplasjeve të tij me presidentin Erdogan...

Sipas mediave turke, kongresi do të zgjedhë një udhëheqës të ri, kurse Davutoglu do të largohet nga detyra.

Ngjarja vjen në kohën e rritjes së paqëndrueshmërisë në Turqi, në mesin e një konflikti me militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit nga njëra anë dhe militantëve të “Shtetit Islamik” nga ana tjetër.

Gjithashtu, Turqia tashmë është në angazhim e sipër të marrëveshjes me Bashkimin Evropian, ku mbi supe ka marrë përgjegjësinë e ndalimit të fluksit të emigrantëve që vijnë në Evropë në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Largimi i Davutoglu mund të vërë në dyshim zbatimin e paktit, teksa kongresi sipas zyrtarëve të partisë mund të mbahet në fund të majit ose fillim të qershorit.

Si pasues të mundshëm të Davutoglu përmendet ministri i Transportit, Binali Yildirim, dhe ministri i Energjisë, Berat Albajrak, dhëndri i Erdoganit.

Sipas analistëve, Recep Taip Erdogan është ndoshta politikani më i frikshëm që pas themelimit  të Turqisë moderne nga Ataturku.

Pas 11 vjetësh si kryeministër, ai u zgjodh president në vitin 2014. Sistemi parlamentar në Turqi e bën rolin e presidentit thjesht ceremonial, por ambicia e Erdoganit kërkon që të rrisë kompetencat e tij.