Botë
Indonezi, tronditje e fortë brenda në avion, 31 të plagosur
05.05.2016 11:14
Një avion, i cili po udhëtonte nga Abu Dabi për në Xhakartë, ka pësuar disa tronditje të fuqishme dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 31 udhëtarë, por pa pasoja në jetë...

Tronditja ka qenë aq e fuqishme, sa i ka hedhur pasagjerët nga njëri cep në një tjetër. Ngjarja u regjistrua 45-minuta përpara se avioni të mbërrinte në Aeroportin Ndërkombëtar të Soekarno-Hatta.
Këto tronditje kanë bërë që të shkaktohen edhe dëmtime të mëdha në aeroplan, si dhe në bagazhin e pasagjerëve. Sidoqoftë, avioni bëri ulje të sigurt në Xhakarta, duke shmangur ndonjë devijim.
Ndërkohë, nuk bëhet e ditur arsyeja e tronditjes së avionit.
