Maqedoni
5 maji dita e dëshmorëve, homazhe në të gjitha trevat Shqiptare
05.05.2016 11:57
Sot është 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Kombit.

Kjo datë shënohet në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Luginën e Preshevës dhe trevat tjera shqiptare, në shenjë nderimi pë rata që sakrifikuan jetën e tyre për atdheun.
Sot përkujtohen dëshmorët e Atdheut të rënë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe dëshmorët e rinj të UÇ- së Kosovës, UÇ-Kombëtare dhe UÇPMB-së.
Në Maqedoni që në mëngjes kanë nisur manifestimet që nga Struga deri në Kumanovë në përkujtim të dëshmorëve e lirisë të UÇK-së dhe martirët e kombit.
Përfaqësuesit e Brigadave të UCK-së, po vendosin lule në vendet e rënies së dëshmorëve dhe në varrezat e dëshmorëve në më shumë vende.
Zv. Ministri Brendshëm, Agim Nuhiu, duke iu bashkangjitur homazheve të sotme, potencoi edhe faktin se ndjehet krenar që pas luftës së vitit 2001, më shumë se 2 mijë policë shqiptar gjendet në strukturat e MPB-së së Maqedonisë.
Dëshmorët e kombit sipas Nuhiut, meritojnë lavdi të përjetshme, pasi ata janë më meritorët për avancimin e statusit të shqiptarëve në Maqedoni.
