Basketboll
Cleveland fiton Atlantan me rekord, 25 trepikësha
05.05.2016 12:55
Cleveland ka fituar sot 123-98 ndaj Atlantës në gjysmëfinalen e dytë të play off-it në Konferencën e Lindjes, duke udhëhequr 2-0 serinë e ndeshjeve...
Një takim ku dominimi i ekipit të Cavaliers ishte absolut, duke e merituar fitoren. Mjaftuan dy periodat e para që skuadra e Cleveland të vulosë fitoren, duke u shkëputur 74-38.
Por rekord ishin 25 gjuajtjet e sakta për tri pikë që skuadra e Cavaliers realizoi në këtë takim, shifra më e lartë e realizuar ndonjëherë në NBA në sezonin e rregullt apo play off.
LeBron James realizoi 27 pikë, ndërsa Smith 23, një dyshe që shkëlqeu në fushë për vendasit. Për Atlantën nuk mjaftuan 16 pikët e Millsap për të evituar humbjen.
Ndeshjet e radhës mes këtyre dy ekipeve do të luhen në fushën e Hawks.