Maqedoni
Janë shkelur dy këmbësorë në Kërçovë
05.05.2016 14:01
Vdiq një këmbësor nga Kërçova, ndërsa edhe një tjetër është lënduar pasi mbrëmë në orën 23:45 në to është përplasur një automobil në rrugën "Prilepska" në Kërçovë...

Automjetin "opel vektra" i cili ka goditur këmbësorët 54 vjeçarë E.S dhe S.S e ka drejtuar M.D (36) nga Kërçova, i cili e ka braktisur vendin e fatkeqësisë.
Këmbësori E.S nga lëndimet e marra trupore ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa S.S ka marrë lëndime trupore dhe pas ndihmë së dhënë mjekësore në Qendrën mjekësore në Kërçovë është lëshuar në mjekim shtëpiak.
Siç informon MPB, 45 minuta pas mesnate shoferi dhe automjeti janë gjetur dhe gjatë alkotestimit të kryer është konfirmuar prezencë e alkoolit në gjak prej 2,02 promil. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një prokuror publik dhe një ekip nga Stacion policor në Kërçovë.
Me urdhër të prokurorit publik trupi i të vdekurit është dhënë në autopsi./Mia
