Ekonomi

Ministri Kuqi takon ambasadorin Hysa, së shpejti paralajmëronvizitë në Prishtinë

05.05.2016 15:22

Ministri i Ekonomisë, Driton Kuqi, realizoi takim me Ambasadorin e Republikës së Kosovës Ylber Hysa...

Gjatë takimit, i cili pasoi pas atij me ambasadorin shqiptar në vend Fatos Reka, dy bashkëbiseduesit theksuan bashkëpunimin e suksesshëm në të gjitha sferat mes dy vendeve dhe u pajtuan se ato duhet të thellohen me projekte tjera në të ardhmen për të  mirën e qytetarëve të dyja vendeve. 
 
Ministri Kuqi tha se Republika e Kosovës është partner i rëndësishëm tregtar i Republikës së Maqedonisë dhe prej shumë kohësh është vend me të cilin Republika e Maqedonisë realizon këmbimin më të madh tregtar.
 
Sipas statistikave për vitin 2015, Maqedoninë e kanë vizituar 1 milion e 329 mijë qytetarë nga Kosova, ndërsa 738 mijë qytetarë nga Maqedonia kanë vizituar Kosovën, ose gjithsej mbi 2 milion qytetarë nga dy vendet.
 
Po këtë periudhë në Maqedoni nga Kosova kanë hyrë 69.573 kamionë, ndërsa nga Maqedonia në Kosovë janë futur 71.253 kamionë me mallëra të ndryshme, ose gjithsej 140.826 kamionë me mallëra në dy vendet.
 
Maqedonia dhe Kosova bashkëpunimin e bazojnë në 28 marrëveshje të nënshkruara mes dy vendeve, ndërsa pas aplikimit të Marrëveshjes CEFTA, përkatësisht prej 01.01.2008 tregtia e tërësishme midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës zhvillohet lirë, pa doganë falë  liberalizimit të tërësishëm 100 përqind i tregtisë.
 
Ministri Kuqi dhe ambasadori Hysa biseduan për rritjen e mëtejme të numrit të vizitorëve nga dy vendet, duke cekur se vetëm në turizmin shëndetësor qytetarët nga Kosova në Maqedoni, për cdo vit shpenzojnë nga 25-30 milion euro.
 
Gjithashtu u dikutua edhe për mundësinë e adaptimit të pikës kufitare Jazhincë për  doganimin e mallërave, që do të ishte lehtësim për bizneset në dy vendet.
 
Ministri i Ekonomisë Driton Kuqi uroi Ambasadorin Hysa për përfundimin me sukses të liberalizimit të regjimit të vizave të qytetarëve të Kosovës me vendet nënshkruese të marrëveshjes Shengen, si dhe për anëtarësimin e Kosovës në UEFA.
 
Ministri Kuqi informoi se së shpejti së bashku me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit do të realizojë  një vizitë zyrtare në Kosovë.