Maqedoni

Memedi: loja e puçistëve mbaroi, unë jam kryetar i RDK-së

05.05.2016 15:44

Kryetari i RDK-së, Vesel Memedi, edhe zyrtarisht mbetet në krye të partisë, pasi tashmë ka fituar gjyqin me fraksionin e ndarë të kryesuar nga Fadil Zendeli...

Ai e ka quajtur vendimin gjyqësor si fitore ndaj puçistëve dhe ju bëri thirrje mbështetësve të tij të vazhdojnë të përkrahin RDK-në.
 
“Demaskuam disa puçistë që tentuan t’i bëjnë tradhti RDK-së dhe anëtarësisë besnike të saj. Kam pasur besim të paluhatshëm se një ditë të afërt do të kem rastin që anëtarësinë besnike të RDK-së t’a informoj edhe për fitoren ligjore, me të cilën i jepet fund lojës së projektuar të disa qarqeve në emër të RDK-së, dhe të zbatuar nëpërmjet katër puçistëve. Pra, që në fillim po ju njoftoj me vendimin gjyqësor si vijon: kërkesa për shkarkimin e kryetarit aktual të RDK-së, Vesel Memedi, është antiligjore dhe anti-statusore dhe për këtë arsye hidhet si e pabazë. Kryetar legal dhe legjitim i RDK-së është Vesel Memedi.”- deklaroi kryetari i RDK-së, Vesel Memedi.