Futboll
Renditja e FIFA-s, Maqedonia e 141-ta, Shqipëria mbetet e 45-ta
05.05.2016 16:11
Shtëpia numër një e futbollit botërorë FIFA, ka publikuar rang listën më të re për këtë muaj, ku Maqedonia mbetet edhe më tej në pozitën e 141...

Maqeonia nuk kishte ndeshje të zhvilluar në periudhen e kalur, me ç’rast nuk kanë përparuar edhe kombëtaret tjera të cilat janë pas, kështu që kjo pozitë për verdhekuqtë mbetet e pandryshuar.
Sa I përket kombëtareve të cilat janë bashk me Maqedoninë në grupin kualifikues të vlefshëm për kampionatin botërorë 2018, vetëm Lihtenshajni është pas dhe ndodhet në vendin e 173-tw, ndësra tw tjerat bindshëm janë para. Spanja e 6-ta, Italia e 15-ta, Shqipëria e 45-ta dhe Izraeli ne pozitën e 76.
Kombwtarja Shqiptare, mbetet në vendin e 45-të, pozicion ku regjistruan rrwnje në muajin prill pas humbjes me Austrinë dhe fitores me Luksemburgun në muajin mars.
Për sa u pëket kundërshtarëve të Shqipërisë në Grupin A të finaleve të Europianit, Zvicra mban pozicionin më të mirë, të 14-in, Rumania e 19-ta ndërsa Franca mbetet e 21-ta.
Rekordi historik i Shqipërisë në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, është shënuar në gusht të 2015-ës, me vendin e 22-të.
Në fakt klasifikimi i muajit aktual sjellë pak për të mos thënë aspak ndryshime për sa i përket top 10-shes, pasi gjatë muajit Prill nuk janë zhvilluar takime qoftë miqësore që do të mund të kishin efekt në renditje.
Lidershipin e mbane Argjentina, duke lënë pas Belgjikën, Kilin, Kolumbinë, Gjermaninë, Spanjën, Brazilin, Portugalinë, Uruguajin dhe Anglinë.
