Maqedoni
MPB: Masat dhe aktivitetet gjatë zgjedhjeve
17.03.2014 17:52
Në funksion të përmirësimit të komunikimit me sektorin joqeveritarë, në pritje të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovka...

Në funksion të përmirësimit të komunikimit me sektorin joqeveritarë, në pritje të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovka, realizoi takim pune me Sektorin për Kontroll të Brendshëm, në kuadër të ditës së hapur të qytetarëve.
Qëllimi i vizitës është informimi për masat dhe aktivitetet që ndërrmiren, por edhe tu bëhet e ditur qytetarëve për të drejtat e tyre, në raste kur zyrtarët policor shkelin standardet profesionale dhe autorizimet zyrtare. Parashtresat më të shpeshta kanë të bëjnë me sjellje joadekuate të zyrtarëve policor dhe përdorim e forcës.
“Statistikat bëjnë të ditur se prej periudhës kur unë jam ministre, janë regjistruar 600 raste të padive penale kundër të punësuarve tanë, mund të them se qasja jonë është me të vërtetë joselektive dhe qëllimi ynë i vetëm është të ngrisim standardet profesionale”, deklaroi Gordana Jankullovska.
“Presim që të kontribuojmë në realizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike, me ç’rast do të inkuadrohen 70 aktivistët tanë, të cilët do të përgatisin raportin përfundimtar, i cili do tu dorëzohet në fund partive politike dhe vëzhguesve ndërkombëtar”, u shpreh Nelko Nelkovski nga OJQ “Prevenca qytetare”.
Beneficionet nga ky projekt, u dedikohen të gjithë qytetarëve, andaj janë të ftuar të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në realizimin e tij. (Flutura Latifi, TVM2)
