Ekonomi

Kriza dhe ndikimi në ekonomi, Bogov: nëse vazhdon, do t’i ndjejmë pasojat

05.05.2016 17:35

Vazhdimi i krizës politike do të ulë rritjen ekonomike nga të paraparat 3.6% në 1.6%...

Këtë e paralajmëroi guvernatori i BPM-së, Dimitar Bogov, i cili tha se do të zvogëlohet konsumi, investimet, do të vijë në ngadalësimin e aktivitetit kreditor, eksport më të vogël dhe zvogëlim të rezervave devizore.
 
Ai tha se në ditët e fundit ndjeshëm është rritur mosbesimi i qytetarëve të cilët tërheqin depozitat.
 
“Rritja e mosbesimit të qytetarëve që këtë e shohim qartë dy javëve të fundit, kemi rritje të prirjeve për devizat, që do të thotë transferi privat në bilancin e pagesës do të jetë më i ulët, tërheqje të depozitave, që tregon rritje të ulët të depozitave dhe gjithashtu duhet të pritet edhe ulja e konsumit privat.”- deklaroi guvernatori i BPM-së, Dimitar Bogov.
 
Bogov paralajmëroi edhe ulje të investimeve, e kjo, sipas tij,  do të ndikojë në uljen e eksportit, ekonomisë vendore dhe do të ulë krijimin e vendeve të reja të punës. 
 
“Hapi tjetër është ulja e mosbesimit të investitorëve, kjo situatë ndikon në investimet e huaja. Presim investime të huaja më të ulëta dhe gjithashtu ulje të investimeve vendore, lëvizje të pafavorshme në tregun e punës dhe gjithashtu rreziqe në financim ekonomik. E gjithë kjo sjell pasoja në ulje të eksportit, ulje të ekonomisë vendore, gjithashtu dhe ulje të krijimeve të reja të vendeve të punës.”- tha guvernatori i BPM-së, Dimitar Bogov. 
 
Banka Popullore e RM-së gjithashtu miratoi dhe masa të reja monetare shtesë, që rriti shkallën e rezervave të obligueshme të bankave në valutën vendore me kauzën e valutave me qëllim të ruajtjes së prirjes së ulët të subjekteve ekonomike për plasimin e këtij lloj depozite në bankat vendore afariste.
 
GAZMEND REXHEPI