Botë
Gjendet një grua e gjallë nën rrënojat në Najrobi
05.05.2016 19:22
Një grua është shpëtuar sot, gjashtë ditë pas rrënimit të ndërtesës në Najrobi, transmeto BTA...

Shërbimi i Kenias për menaxhim me katastrofa dhe aksidente kumtoi paraprakisht se mjekët i kanë dhënë gruas oksigjen, ujë dhe glukozë në venë, derisa ka qenë nën gërmadhat e ndërtesës.
Numri i viktimave nga tragjedia në Najrobi arriti në 36, ndërsa për 70 të tjerë ende zhvillohen kërkimet.
Të martën, katër ditë pas aksidentit, u gjet foshnja gjashtëmuajshe e palënduar, gjë që dha shpresë se do të gjenden ende të mbijetuar./mia
