Maqedoni

Mot me diell, pasdite shi

06.05.2016 09:07

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, pasdite me shi të shkurtër lokal dhe me kushte për paraqitje të bubullimave...

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare me drejtim verior. 
 
Temperatura  e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri në 10 gradë, ndërsa e ditës prej 17 deri në 24 gradë Celsius.
 
Në Shkup do të jetë me vranësira mesatare me periudha me diell. Pasdite me shi të shkurtër lokal dhe me kushte për paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare me drejtim verior.
 
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 22 gradë Celsius.
 
Në ditët në vijim në orët e pasdites do të jetë mot me diell dhe me vranësira të ndryshueshme, ndërsa në orët e pasdites rritje të vranësirave me kushte për shi dhe kushte për paraqitje të rrallë të bubullimave, veçanërisht të shtunën ku moti jostabil do të jetë më i shprehur. Temperatura e ajrit do të jetë në rritje graduale./Mia