Maqedoni

SÇE organizon konferencë ‘’Republika e Maqedonisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian (2020) – Përvojat sfidat dhe perspektivat’’

06.05.2016 09:26

Me rastin festës së 9 majit, në dritën e jubileut të 20 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve mes Republikës së Maqedonisë...

Me rastin festës së 9 majit, në dritën e jubileut të 20 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian dhe 20 vjetorit të hapave të parë të Sekretariatit për Çështje Evropiane, Sekretariati, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë – ASHAM organizon konferencë shkencore ‘’Republika e Maqedonisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian (2020) – Përvojat sfidat dhe perspektivat’’ e cila do të realizohet në sallën solemne të ASHAM-së.
 
me fillim në ora 9:30 (regjistrimi i pjesëmarrësve nga ora 09:00). Në konferencën shkencore, e cila do të fillojë në ora 9:30, fjalët e tyre hyrëse do t'i kenë kryetari i ASHAM-së, akademik Taki Fiti, zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, ambasadorët e BE-së dhe të SHBA-së në Maqedoni, Aivo Orav dhe Xhes Bejli.
 
Ndërkaq në tre panel diskutime me fjalimet e tyre do të jenë pjesëmarrës do të jenë persona eminent – ministra aktual dhe ministra të mëparshëm dhe funksionar politik të kyçur në procesin e eurointegrmeve, akademikë, profesorë universitar dhe ekspert./Mia