Maqedoni

Interesimi i madh i diasporës shqiptare për zgjedhje

17.03.2014 18:12

Diaspora shqiptare, është masovikisht duke u mobilizuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 27 prill...

Diaspora shqiptare, është masovikisht duke u mobilizuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 27 prill dhe këtë e dëshmon interesimi i madh i qytetarëve shqiptarë, që jetojnë në diasporë.
 
Pas karavanit të suksesshëm në Dortmund, Hamburg, Vienë, Bruksel, Antverpen, Romë edhe shumë  qytete të tjera,  delagacioni i Bashkimit Demokratik për Integrim, sot vazhdoi takimet me mërgatën shqiptarë të Lubjanës dhe Zagrebit.  Edhe aty, interesimi është më se i dukshëm, pasi që kandidati për deputet nga diaspora, nga rradhët e BDI-së, Ismail Beluli, gëzon përkrahjen e tërë diasporës shqiptare. 
 
“Ne kemi pasur një përvojë të hidhur në vitin 2011, ku diaspora shqiptare është dyfish më e madhe, më e organizuar, më patriotike dhe më e lidhur me vendlindjen. Lejuam që tre deputetë ta prezantojnë Maqedoninë në tre kontinente dhe duke u nisur nga ky mësim dhe  gabim që u bë në vitin 2011, ne u mobilizuam dhe kjo dha rezultate në zgjedhjet lokale, me kryetarin e parë shqiptarë  në komunën e Kërçovës dhe me betonimin e elementeve shqiptare në komunën e Strugës. Andaj, tani ne e vazhdojmë këtë proces të bashkëpunimit dhe bashkërenditjes së aktiviteteve  ndërmjet vendlindjes dhe mërgatës shqiptare, e cila pritet  me eufori gjatë 2013. Duhet vazhduar me fitore dhe thyerje të akullin dhe të zgjidhen deputet shqiptarë, që do ta përfaqësojë Maqedoninë në kontinente të ndryshme...”, deklaroi kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
 
Karavani i Bashkimit Demokratik për Integrim, do të vazhdojë deri në fund të këtij muaji. Funksionarët e larta të kësaj partie, do të  vizitojnë të gjitha shtetet, qytetet, dhe fshatrat, ku gjendet mërgata shqiptare. Kështu që, në ditën në vijim, është paraparë që shqiptarët e Oslos, t’i  takojë  numri “një” i ministrisë së Mbrojtjes, Talat Xhaferi, ndërsa ministri Abdylaqim Ademi dhe zonja e parë e Tetovës, Teuta Arifi, të takojnë Danimarkën  dhe Zvicrën.  
 
Ajo që vlen  të theksohet për këtë cikël zgjedhor, është se fitorja e deputetëve shqiptarë në diasporë, ka  rëndësi historike, pasi do të faktorizohet në të edhe më shumë roli i shqiptarëve në kuvendin e Maqedonisë, për mbrojtjen e interesave kombëtare. (Rexhep Qamili, TVM2)