Botë

Siri, marrëveshje armëpushimi në Alepo

06.05.2016 13:21

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë ndërmjetësuar një armëpushim në qytetin e Alepos, ku si rezultat i luftimeve mes forcave qeveritare dhe rebelëve ka pasur 280 të vrarë gjatë javëve të fundit...

Armëpushimi hyri në fuqi në mesnatë, sipas orës lokale. Qeveria siriane tha se do t’a respektonte armëpushimin, por shtoi se ai është i vlefshëm vetëm për 48 orë.

Ekzistojnë shqetësime se qeveria siriane mund të godasë grupe që nuk janë pjesë e marrëveshjes.

Zyrtarët amerikanë thonë se ndërsa ka pasur luftime në Alepo edhe pas armë-pushimit, në tërësi luftimet kanë rënë.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë bashkëkryetare të një grupi pune, që synon të shpëtojë marrëveshjen e armëpushimit që u arrit në muajin shkurt.