Maqedoni

Diaspora e shqiptarëve të Maqedonisë: Shteti është kapur nga mega skandalet e pushtetit

06.05.2016 15:27

Diaspora e shqiptarëve të Maqedonisë i jep mbështetje projektit “E vërteta për Maqedoninë” dhe punës së Prokurorisë Speciale...

Përfaqësuesit e DShM-së sot në një pres konferencë deklaruan se shteti dhe qytetarët e tij janë pre e megaskandaleve të pushtetit, korrupsionit dhe krimit që po dëmton interesin e qytetarëve.
 
Nuk i vjen e keqja shtetit nga takimet e DShM-së me LSDM-në, thonë përfaqësuesit e saj.
 
DShM angazhohet për luftë pa kompromis kundër korrupsionit, krimit të organizuar, është pro departizimit dhe depolitizimit të institucioneve dhe shteti t’u kthehet qytetarëve.
 
“Ne si diasporë shqiptare për Maqedoni konstatojmë se regjimi i Gruevskit dhe presidentit Ivanov si kukull e VMRO-së janë fajtorë për gjithçka në shtetin e Maqedonisë. Shteti është i kapur keq nga mega skandalet e regjimit të Gruevskit dhe jo nga takimi i Zoran Zaevit me përfaqësuesit e Diasporës Shqiptare për Maqedoninë, që kanë pika të përbashkëta për t’a përmbysur regjimin e mega skandaleve të Gruevskit dhe për t’ua kthyer shtetin qytetarëve të tij pa dallim etnie, gjuhe dhe feje.”- deklaroi përfaqësuesi i DShM-së, Musa Lamallari.
 
REJHANE BUSHI-METAJ