Maqedoni
7 maji-Dita e Policisë, Spasovski: Policia para sfidës historike
06.05.2016 15:49
Maqedonia ka kuadër të mirë policor, por që aktualisht gjendet para sfidave të vështira...

Ky është vlerësimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovki, në shënimin e Ditës së Policisë. Spasovski doli me porosi për pjesëtarët e MPB-së, që të përmbushin me sukses misionin e tyre dhe të marrin mbi supe përgjegjësitë e vërteta.
“Policia e Maqedonisë sot është drejtuar para sfidës më të madhe historike, e cila përmban të vetmin qëllim, të ndërtojë një institucion që në çdo aspekt do të jetë garant i sigurisë së vendit dhe që do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Kjo që tani po e them aspak nuk është politikë, por është realitet, që është me rëndësi thelbësore për Maqedoninë dhe nuk besoj se është vështirë për t’u realizuar. Vetëm duhet ndershmëri, sinqeritet, guxim dhe profesionalitet gjatë kryerjes së punës policore.”- deklaroi ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.
Në Ditën e Policisë, pjesëtarët e MPB-së nderuan kolegët e tyre të rënë në krye të detyrës. Zëvendësministri Nuhiu në këtë ditë vizitoi Qendrën ditore të fëmijëve me nevoja të posaçme në Tetovë. Policia festoi sot edhe 35 vjetorin e formimit të Njësisë për detyra speciale “Tigrat”.
REXHEP QAMILI
