Maqedoni

Sëmundja e lëkurës konfirmohet në tetë komuna, kafshët në karantinë

06.05.2016 16:15

Sëmundja e lëkurës tek kafshët është konfirmuar në tetë komuna në Maqedoninë lindore, ku tashmë janë formuar edhe karantina për shkak të mundësisë së përhapjes së kësaj sëmundje...

Nga Agjencia për ushqim dhe veterinari theksojnë se gjatë dy ditëve të fundit numri i kafshëve të mbytura pothuajse është dyfishuar.
 
“Në këto komuna gjithsej janë paraqitur 10 lloje të sëmundjeve të lëkurës dhe gjithsej 235 kafshë që kanë transmetuar sëmundjen nga kafshët e tjera. Në komunat ku është përhapur sëmundja janë formuar edhe karantina me rreze prej tre metrash rreth vatrave ku sëmundja është konfirmuar, zona nën mbikëqyrje me rreze prej 10 kilometrave rreth vatrave dhe zonave nën kufizimin e rrezeve prej 50 kilometra rreth vatrës.”- deklaroi drejtori i AUV-së, Zoran Popovski.
 
Deri në fund të muajit duhet të arrijnë edhe vaksinat kundër kësaj sëmundje, me qëllim të ndalimit të përhapjes së saj.
 
Dëmshpërblimi i blegtorëve do të bëhet menjëherë pasi pronari i bagëtive të vrara shtron kërkesë përkatëse, ndërsa pagesa do të realizohet në afatin më të shkurtër të mundshëm, me para nga buxheti i AUV-së. 
 
GAZMEND REXHEPI