Maqedoni

Doracak udhëzues për gjyqësorin, për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë

06.05.2016 16:37

Në Gjykatën evropiane për të Drejtat e Njeriut kundër Maqedonisë deri më sot janë ngritur 5800 ankesa, 130 gjykime, 600 vendime...

Në Gjykatën evropiane për të Drejtat e Njeriut kundër Maqedonisë deri më sot janë ngritur 5800 ankesa, 130 gjykime, 600 vendime për marrëveshje miqësore apo bilaterale, 132 lëndë janë ende nën hetime, tetë nga të cilat lidhen drejtë me privatësinë dhe lirinë e shprehjes.
 
Kjo është arsyeja e publikimit të një udhëzuesi praktik për gjykatësit, prokurorët dhe avokatët për zbatimin efektiv të standardeve nga GjEDNj¬e, që kanë të bëjnë me të drejtën e privatësisë dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
 
“Këtë aktivitet e realizojmë vite me radhë me Gjykatën evropiane për të Drejtat e Njeriut, në bashkëpunim me Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve, Avokatin e Popullit dhe Odën e Avokatëve të RM-së. Qëllimi është të njoftohen avokatët si dhe opinioni më i gjerë për standardet evropiane për të drejtat e njeriut.”- deklaroi udhëheqësi rajonal i IRZ-së, Shtefan Pirner.
 
“Publikimi paraqet prezantimin e dispozitave nga fusha për mbrojtjen e të dhënave, lirinë e shprehjes, mbrojtjen e dosjeve delikate, siç janë dosjet kriminale, të dhënat e ADN-së, të dhënat shëndetësore, informacionet e grumbulluara nga ndjekja e komunikacioneve.”- tha drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, Aneta Arnaudovska.
 
“Për praktikën e GjEDNj-së, e drejta e privatësisë dhe mbrojtja e të dhënave personale është një nga segmentet më të rëndësishëm, sepse e drejta e privatësisë, familjes, shtëpisë dhe korrespondenca paraqesin ndonjëherë bazë, gërshetohet me shkelje të tjera të mundshme nga Konventa evropiane për të Drejta të Njeriut.”- theksoi gjykatësja në Gjyqin e Drejtësisë në Strasburg, Mirjana Llazarova-Trajkovska.
 
Doracaku për herë të parë publikohet në RM, ndërsa bashkëpunimi në mes të institucioneve legjislative kompetente evropiane dhe institucioneve të Maqedonisë ekziston me vite të tëra.
 
LEUNORA KALIQI