Botë

Liderët e BE-së për krizën e refugjatëve: Unioni po rrezikohet nga interesa të ngushta

06.05.2016 16:45

Bllokut 28 vendësh i mungon një vizion koherent dhe po rrezikohet nga interesat e ngushta kombëtare të secilit shtet...

Deklarata vjen nga Roma, aty ku udhëheqësit evropianë janë mbledhur në një tryezë mbi gjendjen e Bashkimit Evropian. Presidenti i Komisionit Evropian, Zhan Klon Junker, tha se Unionit nuk duhet vetëm t’i marrim, por edhe t’i japim.
 
“Kur është fjala për të marrë, kemi evropianë me kohë të plotë. Kur është fjala për të dhënë, i kemi me kohë të pjesshme. Më parë nuk ka qenë kështu, por për çdo projekt evropianët ishin me kohë të plotë, kurse tani shumica janë me kohë të pjesshme, ky është problemi.”- deklaroi presidenti i Komisionit Evropian, Zhan Klon Junker.
 
Kurse presidenti i Parlamentit të Bashkimit Evropian, Martin Schulz, tha se shumë udhëheqës ankohen se po sulmohen nga Brukseli dhe në shumicën e rasteve ankesat vijnë nga vendet që marrin më shumë fonde nga BE.
 
“Sot kemi udhëheqës që vijnë në Bruksel, japin intervista mediake dhe thonë se duhet t’i mbroj interesat e vendit tim në Bruksel, gjë e cila automatikisht do të thotë se interesat e vendit tim janë sulmuar në Bruksel.”- tha presidenti i Parlamentit të Bashkimit Evropian, Martin Schulz.
 
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se prioritet i BE-së duhet të jetë siguria e kufijve të jashtëm për t’i dhënë një zgjidhje krizës së madhe të migrantëve.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI