Maqedoni
Angellov për rastin “Kumanova”: Ivanov dekoroi policët, fali fajtorët për vrasjet
06.05.2016 17:53
Kryetari i “Dinjitetit”, Stojançe Angellov, ka akuzuar sot presidentin Ivanov për dyfytyrësinë e radhës...

Angellov thotë se presidenti që fali fajtorët kryesorë për vrasjen e policëve gjatë aksionit në Kumanovë një vit më parë, dje dekoroi policët e vrarë.
“E pyesim presidentin pse i fali fajtorët për vdekjen e njerëzve që dje i dekoroi? Ne kemi policë të vrarë, ku edhe sot e kësaj dite nuk dihet rasti i tyre. Është e patolerueshme që një vit më pas akoma të mos jenë zbardhur vrasjet në ‘Lagjen e Trimave’. Kush qëndron pas kësaj ngjarje dhe cili është motivi i kësaj ngjarje të përgjakshme, ku ranë tetë policë maqedonas.”- tha kryetari i “Dinjitetit”, Stojançe Angellov.
