Maqedoni

Diaspora e Shqiptarëve të Maqedonisë: shteti është kapur nga megaskandalet e pushtetit

06.05.2016 18:16

Diaspora e shqiptarëve të Maqedonisë i jep mbështetje projektit “E vërteta për Maqedoninë” dhe punës së Prokurorisë Speciale...

Përfaqësuesit e DShM-së sot në një pres konferencë deklaruan se shteti dhe qytetarët e tij janë pre e megaskandaleve të pushtetit, korrupsionit dhe krimit që po dëmton interesin e qytetarëve.

“Nuk i vjen e keqja shtetit nga takimet e DShM-së me LSDM-në” thonë përfaqësuesit e saj.

“DShM angazhohet për luftë pa kompromis kundër korrupsionit, krimit të organizuar, pro departizimit dhe depolitizimit të institucioneve dhe shteti t’u kthehet qytetarëve, por nuk do të përkrahë protestat e 9 majit, pasi këto protesta nuk kanë asgjë shqiptare, përveç simboleve dhe nuk ofrojnë asnjë alternativë serioze politike”- thonë nga DShM.