Maqedoni
BDI akuzon PDSH - në për shitjen e komunës së Dollnenit
18.03.2014 18:32
Më 24 mars, po bëhet një vit që shqiptarët e kanë humbur komunën e Dollnenit, komunë tejet e rëndësishme jo vetëm për banorët e Dollnenit, por për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë...

Më 24 mars, po bëhet një vit që shqiptarët e kanë humbur komunën e Dollnenit, komunë tejet e rëndësishme jo vetëm për banorët e Dollnenit, por për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë. Ndërsa kjo komunë u humb falë argatllëkut të PDSH-së, kur 350 votat e shqiptarëve i dërguan në llogari të Boshkos. Me këto fjalë, dega e BDI-së në Dollnen, ka parë të arsyeshme të numërojë disa nga përfitimet të cilat i ka pasur kjo komunë gjatë kësaj periudhe një vjeçare.
“Gjatë një viti, u shkarkua drejtori shqiptarë dhe u emërua drejtori maqedonas në ndërmarrjen komunale, nga e cila më pas u larguan edhe tre të punësuar shqiptarë. Në sferën e arsimit, poashtu ka vazhduar trendi i deshqiptarizimit, ku dy drejtorë të shkollave të fshatrave Ropotovë dhe Desovë, u zëvendësuan me drejtor maqedonas...Në infrastrukturë janë bërë investime kryekëput në fshatra të banuara me maqedonas dhe janë lënë anash tërësisht fshatrat e banuara me shqiptarë. Kjo bashkëqeverisje e keqe e VMRO-së dhe PDSH-së, bëri edhe ndërrimin e komandantit të stacionit policorë në Ropotovcë, duke vënë në pikëpyetje fatin dhe sigurinë e popullatës shqiptare të kësaj ane”, deklaroi këshilltari i BDI-së në komunën e Dollnenit, Milaim Amedi.
Sipas këshilltarëve të komunës Dollnen, kur ishte nevoja për mbrojtjen e kauzës shqiptare, falë votave të përkrahësve shqiptarë të BDI-së, sot Ziadin Sela është kryetarë i Strugës, ndërsa për banorët e Dollnenit falë votave të PDSH-së, kryetarë e kemi Boshkon. Dega e BDI-së në Dollnen, i fton të gjithë qytetarët, që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat janë në prag, të shkojmë sa më të përgatitur, më të fuqishëm dhe më të bashkuar, për ta forcuar pozicionin e shqiptarëve të Dollnenit, duke nxjerrë edhe deputet shqiptarë nga kjo zonë. (Besim Abdullai, TVM2)
