Maqedoni
Gjimnazi në Saraj, shpallet konkursi për pranim të 204 nxënësve
06.05.2016 18:19
Gjimnazi i ri në Saraj të Shkupit për herë të parë këtë vit shkollor ka hapur konkurs për pranimin e nxënësve të rinj...

Në këtë gjimnaz në vitin e parë do të kenë mundësi të regjistrohen 204 nxënës në gjashtë klasa me mësim në gjuhën shqipe.
Ky gjimnaz ka tre drejtime edhe atë drejtimi i parë Gjimnaz i përgjithshëm, ku mund të regjistrohen 136 nxënës.
Drejtimi i dytë është Ekonomik-Juridik-Tregtar, ku mund të regjistrohen 68 nxënës dhe drejtimi i tretë Teknik-Ekonomik, ku mund të regjistrohen 68 nxënës.
