Taki Fiti: Ivanov të tërheqë faljen, thelloi krizën
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Taki Fiti, ka deklaruar sot se zhvillimet politike...

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Taki Fiti, ka deklaruar sot se zhvillimet politike të viteve të fundit kanë kthyer shumë mbrapa vendin.
“U takon liderëve politikë që të ulen dhe me përgjegjësi të plotë të merren vesh për zgjidhjen e krizës.”- thotë Fiti.
“Kjo krizë është edhe krizë e institucioneve, ku kemi përfshirje të madhe edhe të shtetit edhe të partive politike në institucionet. Institucionet nuk janë kredibile, ato nuk funksionojnë. Jemi kthyer shumë mbrapa. Abolimi na ktheu mbrapa gjithashtu. Vendimi i presidentit u dënua nga të gjithë. Një nga mënyrat e zgjidhjes së krizës është mes tjerash që të tërhiqet vendimi i presidentit.”- deklaroi kryetari i AShAM-it.
Sipas tij, kjo situatë nuk na çon askund dhe i duhet gjetur sa më shpejt një zgjidhje.
