Botë

Po rritet hendeku mes të pasurve dhe të varfërve në Gjermani

06.05.2016 19:20

Klasa e mesme gjithnjë më e vogël është shkak për dallimet e mëdha të të ardhurave mes të varfërve dhe të pasurve në Gjermani dhe SHBA...

Klasa e mesme gjithnjë më e vogël është shkak për dallimet e mëdha të të ardhurave mes të varfërve dhe të pasurve në Gjermani dhe SHBA, thuhet në raportin e publikuar sot nga Instituti Gjerman për Hulumtime Ekonomike (DIV) nga Berlini.
 
Nga viti 1991 e deri më vitin 2013 e ashtuquajtura klasa e mesme është zvogëluar për gjashtë për qind në të dy vendet ku është fokusuar raporti, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Berlini.
 
Pjesët më të kanosura të popullatës në Gjermani janë të huajt të cilët janë në përqindje më të madhe nga të varfërtit, derisa në SHBA grupi më i kanosur janë hispanoamerikanët.
 
Sipas raportit, madje edhe papunësia e ulët rekorde nuk ka arritur ta stabilizojë klasën e mesme që mund të ndikojë në konsumin e përgjithshëm si një nga kushtet për rritje stabile të ekonomisë gjermane në të ardhmen.
 
Paga mesatare neto në Gjermani për vitin 2014 ka qenë rreth 1.900 euro, derisa paga bruto ka lëvizur në nivel prej 3.500 eurosh./mia