Botë
Përpjekje për vrasje të gazetarit turk Xhan Dundar para gjykatës në Stamboll
06.05.2016 20:35
Para ndërtesës së gjykatës në Stamboll, sot është kryer përpjekje për vrasje të gazetarit të njohur turk dhe redaktor Xhan Dundar, transmeton BTA...

Sulmuesi me pistoletë disa herë ka gjuajtur drejt Dundarit, duke plagosur një gazetar televiziv në gju, pas së cilës e ka lëshuar armën para kamerave dhe i është dorëzuar policisë, transmetuan mediat franceze.
Dundar në atentat ka kaluar pa lëndime.
Xhan Dundar, kryeredaktor në gazetën opozitare "Xhumhuriet" dhe Erdem Gjul, shef i byrosë së gazetës në Ankara, dënohen për spiunim dhe zbulim të sekreteve shtetërore.
Në maj të vitit 2015 ato publikuan video xhirime për atë se si shërbimi i fshehtë turk MIT në janar të vitit 2014 në kufirin sirian-turk mban kamionë për të cilët ka pasur dyshime se transportojnë armë, të destinuar për kryengritësit islamistë në Siri./mia
