Botë
Për herë të parë një mysliman zgjidhet për të drejtuar Londrën
06.05.2016 21:13
Politikani laburist Sadik Kan fitoi në zgjedhjet e djeshme për kryetar Bashkie në Londër, me çka u bë myslimani i parë që e ka bërë këtë në një kryqendër të madhe evropiane..

Kan në qeverinë e Gordon Braun ishte ministër i Komuniteteve, ndërsa më vonë edhe ministër i Qarkullimit.
Për vetë thotë se ësht "mysliman, britanik dhe evropian".
"Unë jam britanik. Kam prejardhje pakistaneze, baba dhe bashkëshort, tifoz i Liverpulit", deklaroi Kan.
Britanikët dje votuan për qeveri të re në Skoci dhe në Uells, për më shumë se 2.700 funksionare lokalë në mbarë Anglinë dhe për kryetarin e Bashkisë së Londrës.
Kan për nëntë për qind e sfidoi rivalin e tij konservativ Zak Goldsmith./mia
