Maqedoni
“Revolucioni i larmë”, vazhdojnë protestat në më shumë qytete
06.05.2016 21:41
Lëvizja Protestoj edhe sot ka dalur rrugëve të Shkupit për të protestuar, kundër vendimit të presidentit Gjorge Ivanov...

Lëvizja Protestoj edhe sot ka dalur rrugëve të Shkupit për të protestuar, kundër vendimit të presidentit Gjorge Ivanov që me 12 prill i fali 56 politikanë dhe bashkëpunëtorë të tyre që janë nën hetime.
Si rëndom edhe sot, protestuesit janë mbledhur para objektit të Prokurorisë Speciale Publike, për ti dhënë mbështetje këtij institucioni.
Në shënjestër të “Revolucionit Laraman” sot do të jetë Komisioni Shtetëror për parandalimin e korrupsionit, ku protestuesit do të hedhin me ngjyrë ndaj këtij institucioni, pasi që sipas tyre ky komision nuk ka bërë punën e duhur për të parandaluar korrupsionin, dhe gjatë gjithë kohës po rrinë e heshtur.
Protestuesit mbeten të qëndrimin se pa u plotësuar kërkesat e tyre si tërheqja e menjëhershme të vendimit të presidentit Gjorge Ivanov, dorëheqja e tij, deklarimi i gjykatës kushtetuese për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike, formimi i një departamenti special në Gjykatën Penale i cili do të jetë kompetente për lëndët që janë nën kompetencën e Prokurorisë Speciale Publike, anulimi i datës së mbajtjes së zgjedhjeve më 5 qershor, kyçjen e sektroit civil në bisedime si dhe formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë deri në fund reformat urgjente nga raporti i Pribe-së, ata nuk do të ndalen së protestuari.
Bëhet e ditur se Lëvizja Civile “Protestoj”, sot do të protestojë në 12 qytete të vendit.
Protesta po zhvillohet nën përcjellje të forcave pçolicore, ndërsa deri më tani nuk është regjistruar asnjë incident.
Ekipi ynë do të vazhdojë të qëndroj këtu për të përcjellur nga afër rrjedhën e protestave, në mënyrë që ti infromojmë shikuesit tonë më gjërësisht në edicionet e ardhshme informative.
ERSAN PAJAZITI
