PDK, në konventën e sotme zgjedh kryetarin e ri

07.05.2016 12:21

Partia Demokratike e Kosovës sot mban Konventën e shtatë të jashtëzakonshme zgjedhore, në të cilën do të zgjidhet Kryetari i Ri i partisë....

Në krye të partisë që deritani është drejtuar nga Hashim Thaçi pritet të vijë kryetari I kuvendit Kadri Veseli.

Pas zgjedhjes së Hashim THaçit në postin e Presidentit Veseli ka shprehur haptas ambicjet për të drejtuar këtë parti, ndërsa ditë më parë ka shpallur edhe zyrtarisht kandidaturën dhe është kandidati i vetëm për këtë post.

PDK aktualisht është në bashkëqeverisje me LDK-në ndërsa Kosovën e ka drejtuar që nga viti 2007, kur për herë të parë i fitoi zgjedhjet parlamentare.