Alepo, zgjatet për tre ditë armëpushimi

07.05.2016 13:28

Armëpushim i përkohshëm në qytetin sirian të Aleppos është shtyrë edhe për tri ditë, “për të parandaluar përkeqësimin e situates”, bën të ditur Ministria ruse e Mbrojtes....

“Pas iniciativës ruse, i ashtuquajturi regjim i qetë në provincën Latakia dhe në qytetin e Aleppos është shtyrë edhe për 72 orë”, ka njoftuar mbrëmë vonë ministria ruse.

Armëpushimi pritej që të përfundonte sot herët, pas dhënies së një pushimi të shkurtër për banorët, të cilët u përballën me dy javë luftimesh në qytet, ku mbetën të vrarë më shumë se 280 civilë.

Ndalja e pushimeve në Aleppo është pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për ta rikthyer armëpushimin e muajit shkurt, e poashtu edhe bisedimet paqësore, me synim për t’i dhënë fund luftës 5 vjeçare, e cila ka lënë më shumë se 270 mijë njerëz të vrarë, si dhe ka zhvendosur gjysmën e popullësisë.