Maqedoni

Interneti “Matrix”, i shpejtë dhe me çmime më të lira

18.03.2014 18:48

Çmime më të lira dhe internet më të shpejtë dhe më të sigurt, pritet me vendosjen e internetit “Matrix” në Maqedoni.

Çmime më të lira dhe internet më të shpejtë dhe më të sigurt, pritet me vendosjen e internetit “Matrix” në Maqedoni. Përmes rrjedhjes së internetit, do të lidhen 100 servise Provajder. 
 
Investimi në hapësirën dhe pajisjen në pikën nacionale për lidhje të internetit, arrin shumën prej 300 mijë euro. Interesim për vendosjen e serverit në “Matrix”, ka edhe nga kompania “Google”. Me vendosjen e pikës së përbashkët për lidhjen e internetit, do të zvogëlohen çmimet, si dhe shumë qytetarë do të mund të shfrytëzojnë internet të shpejtë. 
 
“Statistikat në mbarë botën, tregojnë se futja e një nyje të tillë, ku të gjithë ofruesit e shërbimeve të internetit lokal të serverit provajder, për të lidhur shërbimet e internetit, mund të bien nga 15 në 20 përqind. Nga fillimi, së bashku me rrjetin “MARNET”, kemi vendosur këtë si një projekt prioritar dhe kemi ndare mjete”, deklaroi  ministri i Informatikës, Ivo Ivanovski.
 
“Shumë kompani presin që të fillojë funksionimi i “Matrix-it”, për arsye se do t’u zvogëlohen shpenzimet. Salla e sistemit është e ndërtuar sipas standardeve moderne botërore, me një teknologji moderne”, tha drejtori i “Marnet”, Sasho Dimitrijoski.
 
Në hapësirat e sallave të sistemit, e cila do të jetë funksionale brenda 10 ditëve, ku duhet të instalohet servisi Provajder në Maqedoni, gjithashtu do të ketë edhe zyra për të punësuarit në “Marnet”, të cilët do kontrollojnë gjithë trafikun e internetit. (Rejhane Bushi - Metaj, TVM2)