Pa energji elektrike një pjesë e Sarajit, Studeniçanit dhe Shuto Orizarës
07.05.2016 12:38
Një pjesë e komunave Studeniçan, Saraj dhe Shuto Orizarë nesër, në periudhë të caktuar të ditës, do të mbeten pa energji...

Siç njoftoi Qendra për menaxhim me kriza, duke iu referuar EVN-së, shfrytëzuesit nga fshati Lubosh, komuna Studeniçan, nuk do të kenë energji elektrike nga ora 8:30 deri në orën 14:30, ndërsa shfrytëzuesit nga rrugët "Drinska", "Viniçka", "Vashingtonska" dhe "Nov Zhivot" në komunën Shuto Orizarë, dhe një pjesë e fshatit Arnaqi e Poshtme, nga ora 9:30 deri në orën 15:00. (mia.mk)
