Kanada, 100 mijë të evakuuar nga zjarri në Alberta
Autoritetet kanadeze kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në provincën Alberta për shkak të zjarrit që ka përfshirë qytetin Fort MekMurray, nga i cili janë evakuuar 100 mijë banorë...

Flakët arrinin deri në 60 metra lartësi në të dyja anët e rrugës dhe tymy që po përhapen po pengon evakuimin e banorëve, përderisa ai rrezikon të zgjerohet në një hapsirë dy here më të madhe kanë njoftuar autoritetet lokale.
Me dyzet e nëntë zjarre po luftojnë mbi 1 mijë e 100 zjarrfikës.
“Zjarri është pasojë e thatsirës që po mbretëron një kohë të gjatë.Në dy muajt e fundit në këtër ajon nuk ka pasur rreshje të shiut” – tha një zjarrfikës.
Ndërsa evakuimi i banorëve në veri të qytetit vazhdon.Pas zgjerimit të zjarrit u detyruan të evakuohen edhe banorët që më pare ishin vendosur në kampet e evakuimit, pa mundur të marrin as gjërat personale.
“Nuk dij se ku do të mudn të jetonin këta njerz normalisht.Pjesa më e madhe e qytetit nuk egyiston” – tha një qytetarë.
“Kjo është joreale po ndjehemi sin ë film.Një ëndërr e keqe nga e cili nuk po mund të zgjohemi” – tha një qytetare.
Kryeminsitri kanadez ka deklaruar se autoritetet po ndërmarrin të gjitha masat për të strehuar të shpërngulurit.
“Vazhdojmë të ndjekim situatën nga afër.Temperaturat e larta dhe ndryshimi i kahjes së zjarrit nga era, po e vështërsojnë gjendjen. Ftoj për kujdes nga të gjith të evakuuarit” – deklaroi Kryeminsitri i Kanadasë, Justin Trudeau.
Derisa evakuimi në rrugë tokësore është vështërsuar, deri tani janë kryer mbi 300 operacione nga ajri, që i kanë transportuar banorët drejt qytetit Edmonton.
Pushteti vendor në provincën Alberta do të shpenzojë 77 milionë dollarë amerikanë për të evakuuarit. (Meral Ismaili, TVM2)
