Promovim libri, “Marëdhëniet Ndërkombëtare”
Në Institutin për studime politike dhe ndërkombëtare u promovua libri “Marëdhëniet ndërkombëtare” i autorëve Bardhok Bashota, Blerim Reka dhe Ylber Sela....

Marrëdhëniet ndërkombëtare janë një fushë shum komplekse dhe shum dinamike theksuan autorët, të cilët kanë pasur si synim të përpilojnë në rrahdë të pare një libër universitar.
“Ideja ka qenë që shqiptarët nga object I studimit në librat e marëdhënieve ndërkombëtare ti bëjnë subject të shkjrimit të marrëdhenieve ndërkombetare dh eta japim verzionin tonë autokton shqiptar si ne I vlerësojmë marrëdhëniet ndërkombëtare si ne i shikojmë marëdhëniet ndërkombetare dhe jo si na kanë shikuar deri sot” – tha autori i librit, Blerim Reka.
“Mendoj që kemi bërë një seleksionim të tematikave më të rëndësishme dhe që janë të përmbledhura në mënyrë solide në tekst dhe që do të ofrojnë njohguri të konsiderushme për fushën e marëdhënieve ndërkombëtare qoftë si diciplinë shkencore por edhe si ngjarje ku ndodhin shumica ezhvillimeve poltike ndërkombëtare qoftë në konteskin bashkëpunues, konteksin konfliktual diplomatik, etj” – deklaroi autori i librit, Bardhok Bashota.
“Në para dy javëshe patëm promovimin në Prishtinë ,sot e kemi këtu dhe me 19 maj në tiranë dhe kështu që do e përbyllim ciklin e promovimeve. Shpresoj që ky lkibër të botohet edhe në gjuhën angleze, besoj që kemi nxjerrë diçka të mirë me vlerë qoftë për studjuesit ë marrëdhënieve ndërkombëtare por edhe për studentët të cilët e studiojnë këtë lëmi” – u shpreh autori i librit, Ylber Sela.
Ndërsa pjesëmarrësit në promovim, vlerësuan se libri është një përpjekje e re në tendencën për të sqaruar mardhëniet ndërkombëtare në një kontekst të ri, sa u përket mardhënieve politike dhe ekonomike ndërkombëtare.
“Autorët e librit janë nisur nga pikëpamjet ose nga aspekti i shikimit i marrëdhënieve ndërkombëtare nga aspekti shqiptar, kjo e bën këtë libër më të dashur më të kuptueshëm dhe shumë më të vlershëm” – tha Sali Kelmendi, profesor nga Prishtina.
“Libri është një kontribut i madh për stuedentët sepse është shumë me rëndësi për studentët të kenë një libër pune ku mund ti marrin njohuritë hap pas hapi në marrëdhëniet ndërkombëtare historinë si dhe mundësitë për të krahasuar të kaluarën me të tashmen” – deklaroi Monika Begoviç nga Qendra për Studime ndërkombëtare në Kroaci.
Nga instituti për studime politike dhe ndërkombëtare njëherit paralajmëruan angazhimin që ky libër të publikohet edhe në gjuhën angleze. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
